25.8 C
Skopje
E shtunë, 31 Maj, 2025

FC Shkupi drejt kolapsit? Tifozët të tradhtuar, klubi në kaos total

Situatë alarmante te FC Shkupi. Sipas burimeve të besueshme pranë klubit, lojtarët nuk kanë marrë asnjë pagë për pjesën e dytë të sezonit. Ka javë të tëra që nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga drejtuesit apo investitorët e klubit, të cilët, sipas informacioneve, janë “zhdukur” menjëherë pas përfundimit të sezonit 2024/25.

Gjendja e klubit është më shumë se shqetësuese. Shkupi përfundoi sezonin vetëm një hap larg rënies nga elita e futbollit vendor, duke mos fituar asnjë ndeshje në 11 përballje radhazi, seri që u ndërpre vetëm nga fitorja zyrtare në tavolinë ndaj Voska Sport, e cila u tërhoq nga kampionati.

Tifozët janë të shqetësuar dhe ndihen të tradhtuar, ndërsa në opinion po qarkullojnë zëra për një kolaps të mundshëm financiar dhe organizativ që mund ta çojë klubin drejt fatit të njëjtë me skuadra si Gostivari dhe Voska, të cilat braktisën garat për shkak të problemeve serioze financiare dhe menaxheriale.

FC Shkupi, një emër që pak vite më parë përfaqësonte vendin në garat evropiane dhe luftonte për titull, sot ndodhet në një krizë të thellë. Pa drejtim të qartë, pa transparencë dhe me një të ardhme të paqartë, mundësia që klubi të ketë probleme edhe më të mëdha, është shumë e madhe.

 

Burimi / Sportmania.al

Të ngjajshme

Të fundit