Ndeshja e shumëpritur ndërmjet FK Vardar dhe FC Shkupi, e njohur si “Super-Derbi i Qytetit”, është në prag dhe pritet të sjellë një atmosferë të zjarrtë në Shkup, informon POPULLI.mk
Kjo përballje konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, dhe autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes të veçantë, sidomos për lëvizjet në zonën e Qendrës së Shkupit, ku pritet të ketë masa të shtuara sigurie.
Nga ana sportive, FK Vardar po kalon një moment të vështirë, duke u renditur në vendin e fundit të tabelës. Në anën tjetër, FC Shkupi është në vendin e gjashtë dhe po e synon me vendosmëri të vazhdojë ngjitjen në tabelë. Ekipi nga Çairi vjen si favorit për këtë ndeshje, duke shpresuar të përfitojë nga situata e dobët e kundërshtarëve për të fituar pikët e plota.
Ndeshja luhet në stadiumin e qytetit me fillim nga ora 13:00. / © POPULLI.mk
