FC Shkupi ka vendosur të tërheqë nga përdorimi numrin 77, i cili mbahej nga Andrej Lazarov, në shenjë respekti për lojtarin e ndjerë, informon POPULLI.mk
Ky është një gjest simbolik nga klubi për të nderuar kontributin dhe kujtimin e tij.
Përveç kësaj, drejtuesit e klubit kanë marrë vendim që familjes së Lazarovit t’i paguhen të gjitha pagat deri në përfundimin e kontratës që ai kishte me FC Shkupin.
“Andrej Lazarov do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë. Ky është një akt i vogël mirënjohjeje për gjithçka që ai dha për klubin,” thuhet në deklaratën e FC Shkupit.
Ky vendim është pritur me emocione dhe respekt nga tifozët dhe komuniteti futbollistik, duke dëshmuar edhe një herë vlerat humane të klubit. / © POPULLI.mk