2.8 C
Skopje
E diel, 28 Dhjetor, 2025

FC Shkupi turpërohet në Çair nga rivali i përbetuar, FK Vardar

Në një derbi të zjarrtë dhe me peshë emocionale të veçantë për tifozët, FC Shkupi ka pësuar një humbje të rëndë në stadiumin e vet, duke u mposhtur nga FK Vardari me rezultat 0:2, shkruan POPULLI.mk

Pavarësisht pritshmërive të larta dhe mbështetjes së zjarrtë nga tribuna, skuadra nga Çairi nuk arriti të tregojë karakter dhe lojë dinjitoze përballë rivalit historik. R. Mato zhbllokoi rezultatin në minutën e 45’, ndërsa Matiç vulosi fitoren e Vardarit në minutën e 70’.

Kjo humbje është konsideruar një nga momentet më të errëta të këtij sezoni për Shkupin, sidomos për faktin se ndodhi para syve të tifozëve në shtëpi dhe ndaj kundërshtarit më të urryer sportivisht.

Tifogrupi Shvercerat Shkup janë shprehur të revoltuar dhe të zhgënjyer thellë nga paraqitja e skuadrës dhe kanë kërkuar përgjegjësi nga kryesia dhe futbollistët, duke e cilësuar këtë rezultat si “turp historik”.

Në radhët e klubit pritet reagim i menjëhershëm, ndërsa presioni nga baza e tifozëve tashmë ka arritur pikën kulmore. Humbja nga Vardari nuk është thjesht një rezultat sportiv – për Shkupin dhe Çairin, kjo është një goditje e rëndë në krenari. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit