FEDERALIZIMI I EVROPËS ËSHTË YLLI I MUNGUAR NË FLAMURIN E BE-së
BE-ja nuk është aktor gjeopolitik dhe pasoja e përballjes me një Triumvirat të fuqive realpolitike është përkeqësimi i marrëdhënieve me të tre fuqitë: SHBA-në, Kinën dhe Rusinë. Klasa institucionale dhe politike në Evropë mund t’ia hedhë fajin të gjithëve të tjerëve për futjen e tyre në skenarin më të keq deri në fund të vitit 2025, por kjo nuk do ta ndryshojë realitetin se Evropa duhet të zgjedhë anë në Luftën e re të Ftohtë dhe të shndërohet në Federatë.
• BE-SHBA u përkeqësua në një shtrirje shtrënguese dhe transaksionale deri në fund të vitit 2025;
• BE-Kinë u përkeqësua në tarifa, hakmarrje dhe qasje të dështuar të uljes së riskut;
• BE-Rusi u përkeqësua në armiqësi të rrënjosur dhe përballje afatgjatë të luftës në zonën gri.
Kjo nuk është më çështje preferencash ideologjike apo paradigmash politike, por është çështje mbijetese strategjike. Evropa nuk është më vetëm “midis karrigeve gjeopolitike”, por po bëhet një nga fushat e lojërave të Luftës së Ftohtë 2.0: presioni ideologjik/teknologjik i SHBA-së, ndikimi i Kinës në treg dhe lëndët e para, si dhe lufta hibride e Rusisë për të shkatërruar rendin e sigurisë evropiane.
BE-ja nuk mund të ketë tre “rivalë strategjikë” në të njëjtën kohë sepse ky do të ishte një rezultat katastrofik për pozicionimin në përballjen e re sistemike.
Ndoshta deri para 10-15 viteve kushtet e jashtme dhe të brendshme të BE-së për të krijuar një “autonomi strategjike” ishin shumë më të mira. Mirëpo tani Evropa gjendet në një çështje enigmatike se vallë a ka kohë edhe 10-15 vite tjera kur të gjithë të tjerët thjesht presin me durim që BE-ja ta kap ritmin gjeopolitikisht, gjeoekonomikisht dhe gjeoteknologjikisht?!
BE-ja nuk është aktor gjeopolitik dhe pasoja e përballjes me një Triumvirat të fuqive realpolitike është përkeqësimi i marrëdhënieve me të tre fuqitë – SHBA-në, Kinën dhe Rusinë. Klasa institucionale dhe politike në Evropë mund t’ia hedhë fajin të gjithëve të tjerëve për futjen e tyre në skenarin më të keq deri në fund të vitit 2025, por kjo nuk do ta ndryshojë realitetin se Evropa duhet të zgjedhë anë në Luftën e re të Ftohtë. Nuk mund ta kesh tortën gjeopolitike dhe ta hash atë!
BE-SHBA u përkeqësua në një shtrirje shtrënguese dhe transaksionale deri në fund të vitit 2025.
BE-Kinë u përkeqësua në tarifa, hakmarrje dhe qasje të dështuar të uljes së riskut.
BE-Rusi u përkeqësua në armiqësi të rrënjosur dhe përballje afatgjatë të luftës në zonën gri.
Kjo nuk është më çështje preferencash ideologjike apo paradigmash politike. Është çështje mbijetese strategjike. Evropa nuk është më vetëm “midis karrigeve gjeopolitike”, por po bëhet një nga fushat e lojërave të Luftës së Ftohtë 2.0: presioni ideologjik/teknologjik i SHBA-së, ndikimi i Kinës në treg-lëndë të para dhe lufta hibride e Rusisë për të shkatërruar rendin e sigurisë evropiane.
BE-ja nuk mund të ketë tre “rivalë strategjikë” në të njëjtën kohë – ky do të ishte një rezultat katastrofik për pozicionimin në konfrontimin e ri sistemik.
Dhe para se disa t’ju thonë se do të ndërtojmë “autonomi strategjike” në Evropë, më lejoni t’ju pyes pse nuk është ndërtuar në 15 vitet e fundit kur kushtet e jashtme dhe të brendshme kishin qenë shumë më të mira? A kemi edhe 10-15 vjet kohë luksi kur të gjithë të tjerët thjesht presin me durim që ne të kapim ritmin gjeopolitikisht, gjeoekonomikisht dhe gjeoteknologjikisht?
Mos të harrojmë se vetëm këtë javë, Evropa u përball me tre realitete.
– Kina vendosi tarifa për mallrat e BE-së;
– SHBA-të kërkojnë të aneksojnë Grenlandën dhe vendosin ndalime vizash për zyrtarët evropianë;
– Rusia vazhdon kërcënimet e saj ushtarake dhe kibernetike.
Nga tërë kjo përfundimisht e kuptojmë se një Evropë e fragmentuar nuk mund të mbrojë veten dhe se Federalizimi tani është çështje mbijetese dhe nevojë obligative për ripozicionim e saj në skenën gjeopolitike.
