Sot, në Sallën Solemne të Qeverisë, përkujtuam dhe shënuam 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Kjo Marrëveshje është një nga shtyllat më të rëndësishme të paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në vendin tonë.
Qeveria jonë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në realizimin dhe plotësimin e disa prej shtyllave kryesore të saj.
Një ndër to është decentralizimi fiskal dhe financiar, ku vetëm në komunat me shumicë shqiptare janë investuar afro 100 milionë euro, duke krijuar mundësi për zhvillim më të madh dhe përmirësimin e infrastrukturës lokale.
Përmes kësaj Qeverie po realizohen projekte historike infrastrukturore që e lidhin Maqedoninë e Veriut më fuqishëm me fqinjët dhe me rajonin.
Po fillon dhe po realizohet autostrada Shkup–Bllacë, e cila do ta lidhë vendin tonë drejtpërdrejt dhe më shpejt me Kosovën dhe Prishtinën.
Në të njëjtën kohë, po punohet intensivisht në Korridorin VIII, arterien strategjike që e lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe portin e Durrësit, duke e vendosur vendin tonë në një pozitë shumë më të rëndësishme në rrjetin evropian të transportit.
Këto nuk janë vetëm kilometra asfalt.
Janë ura lidhëse me Kosovën, Shqipërinë dhe Evropën, më shumë mundësi për ekonomi, investime dhe zhvillim.
Ky është vizioni: ta lidhim vendin me rajonin dhe ta kthejmë në një nyje të rëndësishme të Ballkanit.
Gjithashtu, për herë të parë kemi sjellë Ligjin për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat, si një nga shtyllat e rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit.
Fatkeqësisht, ky ligj sot po bllokohet në Kuvend nga opozita shqiptare.
Marrëveshja e Ohrit nuk duhet të jetë vetëm një përvjetor që kujtohet, por një proces që vazhdon të zbatohet dhe të përmbushet.
25 vite Marrëveshja e Ohrit – 25 vite për paqe, barazi dhe bashkëjetesë.
Urime!




