Javën e kaluar shënuam një ngjarje të rëndësishme në kuadër të Dialogut të Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor, ku mora pjesë në Panel-diskutimin e mbajtur në Qendrën Akademike Sankelmark, në Schleswig-Holstein të Gjermanisë.
Dialogu mblodhi përfaqësues nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, së bashku me ekspertë nga Gjermania dhe Danimarka.
Përvojat dhe praktikat e shkëmbyera do të jenë një kontribut i vlefshëm në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Interkulturalizëm dhe kohezion social 2027–2032, proces të cilin e kemi nisur në Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.
Falënderim i veçantë për ekipin e GIZ-it në Maqedoninë e Veriut dhe kolegët në Gjermani për organizimin, mbështetjen dhe mundësinë për këtë shkëmbim të vlefshëm.




