Ministri Agon Ferati, priti në takim ambasadorin e OSBE-së në Shkup, Kilian Wahl.
Në fillim të takimit, Ministri Ferati falënderoi Ambasadorin Wahl për mbështetjen që do t’i japë OSBE ministrisë, me pesë ekspertë tematikë dhe një lead ekspert me qëllim të mbështetjes për ndërtimin e Strategjisë nacionale për zhvillimin e interkulturalizmit dhe kohezionit shoqëror.
Në vijim, u bisedua për rëndësinë e ndërtimit të bashkëpunimit mes bashkësive dhe ndërtimit të kohezionit social, me theks të veçantë te të rinjtë dhe politikat për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve.
Ministri Ferati prezantoi konceptin “25 & Përtej”, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së qeverisjes lokale, dhe qendrave rinore me qëllim arritjes së përfshirjes së të gjitha bashkësive në procesin e krijimit të politikave afatgjata dhe zhvillimore.
Prioritete të tjera që u theksuan ishin edhe arsimi, ekonomia, shoqëria civile dhe start-up-et. Të dyja palët u dakorduan për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet ministrisë dhe OSBE-së, si dhe për mbështetje konkrete në fushat prioritare.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën për veprim konkret në drejtim të ndërtimit të mirëbesimit mes të gjitha bashkësive.




