3.8 C
Skopje
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Ferizaj: 1.447 gjoba dhe 27 patentë shoferësh të pezulluara brenda një jave

Gjatë javës së kaluar, nga 8 deri më 14 dhjetor 2025, Policia Rajonale e Ferizajt, njofton se ka ndërmarrë masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve në rrugë.

Sipas të dhënave zyrtare, janë shqiptuar 1.447 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 27 patentë shoferësh janë pezulluar për shkelje të rënda të trafikut.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 20 aksidente, prej të cilave: 5 aksidente me lëndime, ku janë raportuar 7 persona të lënduar dhe 15 aksidente me dëme materiale

Policia apelon tek të gjithë qytetarët për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut, si dhe për bashkëpunim në raportimin e kundërvajtjeve përmes stacioneve policore, aplikacionit “Lajmëro policinë” ose në numrin 192.

 

Burimi: botasot.info

Të ngjajshme

Të fundit