14.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

Festa e fitores në Çair: Izet Mexhiti falënderon ekipin dhe qytetarët për besimin

Mbrëmja e sotme ishte festë në komunën e Çairit, ku Izet Mexhiti dhe
ekipi i tij e shënuan fitoren e merituar në zgjedhjet lokale.

Në një atmosferë plot emocion dhe entuziazëm, Mexhiti falënderoi
strukturat, aktivistët dhe qytetarët që qëndruan përkrah tij gjatë
gjithë fushatës.

“Fitorja që arritëm nuk është rastësi, por rezultat i punës,
përkushtimit dhe besimit që kemi ndërtuar bashkë. Është fitore e
strukturës dhe aktivistëve tanë, e njerëzve që qëndruan në çdo cep të
Çairit, që e kthyen energjinë dhe vizionin tonë në një fitore të vërtetë
qytetare”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se çdo orë pune, çdo hap dhe çdo përpjekje e ekipit ka pasur
kuptim, sepse kjo fitore është ndërtuar mbi vlera të pastra, me besim
dhe dashuri për Çairin.

“Ju falënderoj nga zemra për qëndrueshmërinë, përkushtimin dhe besimin
që më keni dhënë. Sot ndjej më shumë se kurrë se Çairi ka një ekip që
nuk dorëzohet, që punon dhe që fiton bashkë. Krenar për ju, krenar për
Çairin tonë”, shkruan më tej Mexhiti.

Fitorja në Çair është konsideruar si një mesazh i qartë i qytetarëve për
vazhdimësi, punë dhe besim në vizionin e Izet Mexhitit për një Çair të
zhvilluar e të bashkuar.

Të ngjajshme

Të fundit