Në një ndeshje që pritej të ishte spektakël për shkak të atmosferës festive në stadium, FC Shkupi zhgënjeu tifozët e tij, duke u mundur 0:2 nga Sileksi, informon POPULLI.mk
Ky rezultat erdhi si goditje e rëndë për skuadrën dhe për tifo-grupin “Shvercerat Shkup”, të cilët festuan 35 vjetorin e tyre të themelimit.
Pavarësisht mbështetjes së zjarrtë nga tribuna, lojtarët e Shkupit nuk arritën të tregonin as shpirt gare, duke lënë hapësira të mëdha për kundërshtarët që realizuan dy gola të pastër.
Në tribunë ishte i pranishëm edhe presidenti i ri i klubit, i cili do të ketë shumë punë për të bërë për të rikthyer besimin e tifozëve dhe për të ngritur ekipin në nivelet e pritshme. Shvercerat, si gjithmonë, treguan mbështetje të pakusht për skuadrën, por kërkesat për përgjegjësi janë më të larta se kurrë.
Një ditë që duhej të ishte festive përfundoi me zhgënjim të madh, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi të ardhmen e ekipit. / © POPULLI.mk