1.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

Fetai: Babadimri i Zajazit shpërndan komuna, Taravari e Sela marrin dhuratat

Anëtari i VLEN-it, Arben Fetai, ka reaguar ashpër ndaj prapaskenave politike që po zhvillohen në lidhje me zgjedhjet lokale, duke akuzuar se ndarja e komunave mes dy krahëve të opozitës po bëhet në bashkëpunim me BDI-në dhe Ali Ahmetin, informon POPULLI.mk.

Sipas Fetait, largimi nga VLEN po arsyetohet me kërkesa për lista të ndara për këshilltarë komunalë dhe për zhvillimin e sondazheve për kandidatët për kryetarë komunash. Por ai thotë se pas kësaj fshihet një marrëveshje politike që synon ndarjen e komunave si “dhuratë” përmes pazarit me BDI-në.

“Na thanë po ndahemi nga VLEN, sepse duam lista të ndara për këshilltarë komunalë dhe sondazhe për kryetarë komunash. Pastaj e zbuluan pazarin: thanë BDI ‘na jep’ njërit krah Likovën, Sarajin, Tearcën, Gostivarin, Vrapçishtin dhe Strugën; krahut tjetër, Haraçinën dhe Studeniçanin – si me qenë komunat karamele që i shpërndan Aliu me dorë të lirë”, ka shkruar Fetai.

Ai ironizon edhe me mënyrën se si po bëhet ndarja: “Hajdeni burra, nxirrni tash ato lista të ndara dhe sondazhet e pavarura për kandidatët e pranueshëm për Aliun. Shpallni ato 8 kandidatura të dhuruara nga babadimri i Zajazit.” / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit