13.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Fetai: BDI/AKI-së, i urojmë vetëm opozitë të gjatë!

Sonte zyrtarisht u mbyll procesi i zgjedhjeve lokale 2025.

Gjatë gjithë vitit dëgjuam e pamë gjithçka nga një opozitë e çoroditur. Njëherë bërtisnin si “Front” pse përfunduan në opozitë. Pastaj si AKI me planin e Grubit, përmes doktorit, tentuan të prodhonin zgjedhje. U doli huq.

Më pas shpikën “referendumin”, duke shëtitur komunë më komunë e duke bërtitur se “shqiptarët shkuan poshtë”. Ndërkohë, aty ku shkonin të bënin teatër, ujë nuk kishte, e për rrugë as që bëhej fjalë.

I gjithë ky rrëfim u përmbys më 19 tetor dhe 2 nëntor me 10 komuna të fituara në konto të VLEN-it.
Kaq. Fakt.

Po tani, me fitoren në Gostivar dhe me të njëjtën logjikë edhe në Vrapçisht, duan ta shesin si triumf e me i ra kapak muhabetit. Por s’mbulohet dielli me shoshë.

E kur jemi te Vrapçishti, Zul Demiri shkoi mbi 3 mijë vota, një djalë i ndershëm dhe i pastër për të cilin Vrapçishti mund të krenohet. Sa për Gostivarin, fitorja nuk e shlyen borxhin 30 milionë euro.
Në fund, mashtrimi politik kurrë s’ka qenë recetë për shtigje të gjata. Prandaj BDI/AKI-së i urojmë vetëm një gjë: opozitë të gjatë.

Të ngjajshme

Të fundit