Zv.Kryeministri, Arben Fetai, ka zhvilluar një bisedë nëpërmjet telefonit dhe përmbajtësor me Pieter Feith, ish-shefin e ekipit negociator që mbështeti procesin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, informon POPULLI.mk
Në fokus të bisedës ishte progresi i arritur në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, veçanërisht miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili për herë të parë rregullon me ligj këtë parim të rëndësishëm të marrëveshjes.
Feith përshëndeti miratimin e ligjit dhe e cilësoi atë si një hap historik, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të frymës së Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si dhe vazhdimin e rrugës drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Gjatë bisedës u diskutua edhe për avancimin e procesit të decentralizimit, si një tjetër shtyllë e rëndësishme e Marrëveshjes së Ohrit, dhe për hapat që po ndërmerr Qeveria në financimin e projekteve të shumta për qeverisjet lokale.
Në përfundim të bisedës, Pieter Feith theksoi me emocion se “zemra e tij është gjithmonë me Maqedoninë e Veriut” dhe u vlerësua për kontributin që ka dhënë për paqen, bashkëjetesën dhe barazinë në vend. / © POPULLI.mk
