Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka përgëzuar Shqipërinë për hapjen e të gjithë grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë një moment të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, informon POPULLI.mk
“Urime Shqipërisë për hapjen e të gjithë grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian!”, deklaroi Fetai, duke theksuar se çdo përparim në procesin e integrimit europian i vendeve të rajonit kontribuon në stabilitet, bashkëpunim dhe perspektivë më të qartë europiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Ai nënvizoi se integrimi europian mbetet rruga e përbashkët e vendeve të rajonit dhe se Maqedonia e Veriut është plotësisht e përkushtuar ndaj këtij drejtimi.
“RMV mbetet e përkushtuar në të njëjtën rrugë me reforma, standarde dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve”, shtoi Fetai, duke rikujtuar rëndësinë e vazhdimit të proceseve reformuese për të afruar vendin me BE-në.
© POPULLI.mk




