15.8 C
Skopje
E martë, 24 Qershor, 2025

Fetai: Në vitin e parë të Qeverisë VLEN rikthyem rendin dhe ligjin, realizuam mbi 250 projekte

Ministri i Qeverisë nga radhët e koalicionit VLEN, Arben Fetai, ka vlerësuar vitin e parë të qeverisjes si një periudhë thelbësore për rikthimin e rendit dhe ligjit dhe për vendosjen e themeleve të një shteti funksional dhe të barabartë, informon POPULLI.mk

“Në vitin e parë të Qeverisë VLEN e rikthyem rendin dhe ligjin, financuam projekte rekord në komunat shqiptare, lehtësuam lëvizjen me Kosovën dhe realizuam ose filluam më shumë se 250 projekte”, ka shkruar Fetai në një postim në rrjete sociale.

Ai shtoi se puna do të vazhdojë me edhe më shumë vrull dhe motivim gjatë tre viteve të ardhshme, me qëllim zbatimin e plotë të programit qeveritar dhe atij të VLEN-it.

“Themelet e ndryshimit i hodhëm këtë vit të parë të qeverisjes. Tani fillon ndërtimi i një shteti ligjor, të fuqishëm e të barabartë për të gjithë”, përfundon postimi i Fetait. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit