32.8 C
Skopje
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Fetai: Rasti “Alfa”, drejtësia e kapur mban në burg Agim Islamin e pafajshëm!

Zv.Kryeministri Arben Fetai në ‘Kanal10’ ka folur sot në një intervistë për gjendjen e VLEN në Qeveri, ecurinë e Qeverisë, ngjarjet e fundit si dhe për rastin e Agim Islamit i cili qëndron i pafajshëm në burg për 17 vjet, informon POPULLI.mk

Arben Fetai:

“Rasti i Agim Islamit mua më prek personalisht. Agim Islami është në burg në kuadër të rastit të montuar ALFA. Ku ai dhe Rexhail Qerimi, të cilin e kam fqinj. Familjen e tij i kam fqinj. Ai ka vdekur në burg, duke e ditur se ata dy djem, pra Rexhail Qerimi ishte edhe komandant i UÇK-së, ishin totalisht të pafajshëm. Rasti është i montuar këtë e ka dëshmuar edhe një super ekspertizë që familja e Agim Islamit e ka paguar dhe është bërë nga një institucion në Serbi, Beograd, sepse vetëm atje kanë mundur të gjejnë ekspertizë të video materialeve që dëshmojnë pafajësinë e tyre. Të gjithë e dimë se ata dy janë të pafajshëm. Njëri e ka humbur jetën në burg duke qenë i pafajshëm. Agimi vazhdon të mbahet padrejtësisht në burg duke e ditur që video ekspertiza nga Beogradi e konfirmon se nuk janë ata në video kur ndodh vrasja. Fatkeqësisht rasti i tyre vazhdimisht ka shkuar në apel domethënë janë shterrur mundësitë ligjore brenda Sistemit tonë të Drejtësisë, sepse kemi këtë drejtësi të kapur që e kemi. Drejtësia e RMV gëzon një besueshmëri në shkallë prej 2% te qytetarët e vendit, është një drejtësi e kapur, një drejtësi selektive dhe një drejtësi shpeshherë anti-shqiptare.” / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit