26.8 C
Skopje
E premte, 20 Qershor, 2025

Fetai: Taravari përfundoi në prehrin e Ahmetit me lista të përbashkëta

Zv/kryeministri Arben Fetai, ka komentuar zhvillimet e fundit, Brenda Frontit Evropian, dhe lajmet se tani më është arritur marrëveshje edhe me Arben Taravarin për ndarjen e komunave.

Fetaiu shkruan se Taravari përfundoi në prehrin e Ali Ahmetit me lista dhe kandidatura të përbashkëta.

“Me muaj të tërë torturuan opinionin me kërkesa për lista të ndara për këshilltarë komunalë dhe sondazhe për kryetarë komunash. Refuzuan ofertën bujare të VLEN-it për pesë komuna të sigurta dhe u munduan të sabotojnë koalicionin qeverisës. Por, siç e paralajmëruam, përfunduan aty ku e dinim se tanimë janë ulur, në prehrin e Ali Ahmetit, me lista dhe kandidatura të përbashkëta në katër komuna, të cilat mund të jenë të dhuruara në letër, por kurrsesi të fituara. Misioni i tyre i vërtetë është i qartë: të rehabilitohet BDI-ja e korruptuar dhe të rikthehet Artan non grata. Shqiptarët e kanë kuptuar lojën e tyre. Ata nuk duan kthimin e një sistemi të kalbur, të mbushur me hajni, korrupsion e tradhti. Populli ynë dëshiron një të ardhme me politikanë të ndershëm, që punojnë për interesin e përbashkët, jo për xhepat e tyre. Shqiptarët zgjedhin shpresën, jo tradhtinë!”, ka shkruar Fetai.

Të ngjajshme

Të fundit