3.8 C
Skopje
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

FFM: Hyrja FALAS për sfidën miqësore Maqedoni-Letoni

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, më 13 nëntor, do të zhvillojë ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë vit, kur përballen me Letoninë në stadiumin “Todor Proeski”. Federata e Futbollit e Maqedonisë njoftoi se hyrja për këtë ndeshje do të jetë falas.

“Kjo është mënyra jonë për të shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë mbështetësve të pakushtëzuar gjatë gjithë vitit. Ndërkohë, të gjithë ata që kanë blerë tashmë një biletë për këtë ndeshje, do të marrin një biletë falas për ndeshjen e ardhshme në shtëpi, pavarësisht nëse do të jetë një ndeshje play-off për Kupën e Botës apo një ndeshje e një natyre tjetër,” thonë nga FFM.

Ndeshja Maqedoni-Letonisë do të luhet të enjten, më 13 nëntor, duke filluar nga ora 18:00.

Të ngjajshme

Të fundit