22.8 C
Skopje
E hënë, 18 Maj, 2026

Filkov mesazh Kasamit dhe Mexhitit: S’ka provim në SHQIP

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, mbetet në qëndrimin se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në gjuhën shqipe.

I pyetur për këtë çështje, Filkov deklaroi se debati tashmë është i mbyllur dhe se nuk ka më hapësirë për komente shtesë.

“Mendoj se ajo çështje është mbyllur. Provimi i jurisprudencës është provim profesional, nuk është proces administrativ. Nuk kemi më për çfarë të komentojmë”, tha Filkov.

Ai theksoi se qeveria aktuale nuk do të lejojë, siç u shpreh ai, interpretime politike të ligjeve dhe Kushtetutës.

“Ka përfunduar koha e interpretimeve politike ditore. Koha kur Kushtetuta dhe ligjet interpretoheshin sipas nevojave politike ditore… ka përfunduar me largimin e LSDM-së dhe BDI-së nga pushteti. Kjo Qeveri nuk ka ndërmend ta vazhdojë praktikën e relativizmit juridik”, deklaroi Filkov.

Ministri shtoi se shteti duhet të funksionojë mbi bazën e Kushtetutës dhe jo mbi interpretime politike apo presione publike.

“Kushtetuta nuk është temë për emisione televizive… Çdo gjë tjetër është presion. Dhe kjo nuk do të kalojë”, u shpreh ai.

Qëndrimet e ministrit Filkov që nga fillimi nuk kanë ndryshuar dhe nuk ka lëvizur aspak nga pika e tij refuzuese.

Të ngjajshme

Të fundit