Oklahoma shkruan emrin e saj në lib rin e artë të NBAsë, duke u shpallur kampione e edicionit 2024-2025. Thunder fituan finalen e shtatë “play off” kundër Indiana Pacers me rezultatin 103-91, për ta mbyllur serinë 4-3 me ndeshje, duke festuar kështu një arritje historike para publikut të tyre. Titulli i parë për Thunder mbi të gjithë ka për protagonistë kryesorë Shai Gilgeous-Alexander, Jaylin Williams e Chet Holmgren në parket dhe trajnerin Mark Daigneault në pankinë. Pasi kishin dominuar sezonin e rregullt, Oklahoma mbyll kështu një edicion të pabesueshëm me numrin e 84 fitoreve, duke merituar unazën e NBA-së.
Me titullin kampion që kishte nëntë vite që nuk vendosej me shtatë ndeshje, në sfidën e luajtur në orët e para të mëngjesit të së hënës, vendimtar rezultoi edhe dëmtimi i Tyrese Haliburton për Pacers, i cili e mbylli para kohe takimin për një dëmtimi të rëndë në “Tendinën e Akilit”, në mesin e periodës së parë. Një goditje e fortë për miqtë, të cilët nuk arritën që ta përballonin këtë finale pa liderin e tyre. Edhe pse Indiana e mbylli pjesën e parë në epërsi, në të dytën nuk pati mundësi të rivalizonte me Thunder.
Mungesa e yllit të skuadrës për Pacers u ndje shumë sidomos në çerekun e tretë, ndërsa vendësit realizuan edhe shkëputjen vendimtare për ta thelluar avantazhin deri në 13 pikë. Oklahoma, falë Alexander Shai, protagonist në parket me 29 pikë e 12 asistime, arriti të shkëputet deri në +22 pikë në pjesën e dytë. Mirë u paraqitën edhe Jalen Williams me 20 pikë e Holmgren me 18 pikë.
Alexander Shai u shpall edhe MVP i finaleve, një çmim më se i merituar për liderin e Oklahomas, një skuadër e re në moshë dhe me shumë talente, e cila ka dominuar këtë sezon në basketbollin amerikan dhe që premton të hapë një cikël fitues. Në fund ishte radha e ceremonisë, aty u Oklahoma Pacers u kurorëzua zyrtarisht kampione për edicionin 2024-2025 në NBA, duke ngritur kështu lart trofeun e kampionatit më spektakolar të basketbollit.
PROTAGONISTI – Lojtari më i mirë i kampionëve të rinj të NBA-së, Shai Gilgeous-Alexander, në moshën 26-vjeçare, tashmë ka shkruar emrin e tij midis legjendave të basketbollit. Ai arriti një sukses historik, duke fituar katër trofetë më të rëndësishëm që një basketbollist mund të fitojë në një sezon: titullin e kampionit, MVP-në e ligës, MVP-në e finales dhe trofeun si shënuesi më i mirë. Gilgeous-Alexander përfundoi sezonin si shënuesi më i mirë me mesatare 32.7 pikë për ndeshje, ndërsa mori çmimin MVP, duke regjistruar edhe pesë kërcime e 6.4 asistime mesatarisht.
Në serinë finale ndaj Indiana Pacers, ai realizoi mesatarisht 30.3 pikë, 4.6 kërcime dhe 5.6 asistime për ndeshje. Në finalen e shtatë vendimtare, Shai Gilgeous-Alexander shkëlqeu me 29 pikë, 5 kërcime dhe 12 asistime, duke udhëhequr ekipin drejt titullit. Para tij, vetëm Michael Jordan, Kareem Abdul-Jabbar dhe Shaquille O’Neal e kanë arritur këtë sukses të katërfishtë në një sezon.