Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përshëndetur fitoren e Friedrich Merz dhe të CDU-së në zgjedhjet e fundit në Gjermani, duke e cilësuar atë si një mundësi të re për Kosovën, informon POPULLI.mk
“Ditë e rëndësishme për Gjermaninë; mundësi e re për Kosovën. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë,” ka deklaruar Abdixhiku, duke theksuar mbështetjen që ai dhe partia e tij kanë marrë nga lideri i CDU-së në takimet e mëparshme.
Sipas tij, Merz njeh mirë zhvillimet në Kosovë dhe qëllimet e LDK-së, ndërsa fitorja e tij forcon të djathtën evropiane, duke sjellë shpresë për vendin tonë.
“Herzlichen Glückwunsch CDU!” përfundon Abdixhiku në mesazhin e tij, duke shprehur urimet për fitoren e CDU-së dhe duke theksuar rëndësinë e këtij zhvillimi për Kosovën.