17.8 C
Skopje
E diel, 8 Shtator, 2024

Fjalimi i Netanyahut dhe mundësia e humbjes së tij

Si hakmarrje për fjalimin e Netanyahut në Kongresin Amerikan, i cili u shpall fajtor nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, mendoj se do ishte e duhur që një zyrtar i lartë palestinez të ftohet në Asamblenë e Madhe Kombëtare Turke (TBMM) dhe të mbajë një fjalim të fuqishëm në atë parlament.

Netanyahu është Hitleri i kësaj kohe. Netanyahu nuk është as udhëheqës i hebrenjve. Ai është një vrasës dhe njeri që po kryen gjenocide ndaj një populli të shtypur padrejtësisht, siç janë palestinezët. Ai duhet të gjykohet dhe të paguajë për të gjitha krimet e luftës që ka kryer. Të mbështesësh Netanyahun do të thotë të mbështesësh gjenocidin dhe nazistët.

Duartrokitja e anëtarëve të Kongresit Amerikan po dëshmon afrimin e fundit të hegjemonisë globale amerikane dhe një gjë të tillë nuk po e vërejnë fare. Ndërsa gjysma e Partisë Demokratike nuk mori pjesë, duke protestuar kundër fjalimit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht ato që kanë kaluar gjenocidet nga Serbia, duhet menduar mirë se sa është e drejtë të përkrahet, të kenë marrëdhënie bilaterale dhe bashkëpunime me një vend si Izraeli që kryen terror dhe gjenocid ndaj Palestinës me dekada të tëra.

“Çfarëdo që të bëni, mos e harroni gjenocidin, sepse gjenocidi i harruar përsëritet!” – Alija Izetbegović, ish-president i BeH

Të ngjajshme

Të fundit