Pas vendosjes së flamurit shqiptar para objektit të Komunës së Çashkës nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar edhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti.
Mexhiti është shprehur se puna për Çashkën shqiptare nuk do të ndalet dhe se do të punohet pandërprerë.
“Emocion i veçantë të shohësh se si para Komunës së Çashkës për herë të parë valëvitet flamuri kombëtar shqiptar. Do të vazhdojmë pandërprerë të punojmë për Çashkën shqiptare”, ka thënë Mexhiti.
