8.8 C
Skopje
E martë, 21 Tetor, 2025

Flitet se Rama do të vijë në Shkup! Sa do t’i ndihmonte AKI-së ardhja e tij ?!

Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut po qarkullojnë zëra se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mund të shfaqet në Shkup për të ofruar mbështetje në zgjedhjet lokale. Pyetja që lind është, a bëhet kjo për të forcuar koalicionin e quajtur AKI apo për të dërguar një mesazh më të gjerë politik në rajon?, shkruan POPULLI.mk

Burime nga prapaskenat politike flasin për një qasje të përbashkët të liderëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe Arben Taravari, për të ftuar Ramën në Shkup. Arsyeja e kësaj lëvizjeje është e qartë, të shfrytëzohet pesha politike e kryeministrit shqiptar për të gjallëruar elektoratin dhe për të krijuar një frymë të re uniteti.

Ndihma e Ramës nuk do të ishte domosdoshmërisht teknike apo organizative, por më tepër simbolike dhe emocionale. Ai mund të ndikojë tek votuesit shqiptarë përmes mesazhit të tij për unitet dhe integrim, duke e bërë AKI-në të duket si një bllok më i fortë dhe më legjitim. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa kjo do të përkthehej realisht në vota.

Nëse vizita e Ramës realizohet me 16 Tetor, ajo do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek kandidatët kryesorë të AKI-së, përfshirë Bujar Osmanin në Çair dhe Bajram Rexhepin në Tetovë. Mbështetja publike e një figure rajonale si Rama mund të rrisë autoritetin e tyre dhe të gjenerojë entuziazëm te votuesit. Por gjithçka varet nga mënyra se si do të pritet kjo lëvizje nga qytetarët, si një ndihmë e sinqertë për bashkimin e shqiptarëve, apo si një ndërhyrje nga jashtë në procesin zgjedhor. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit