8.8 C
Skopje
E martë, 14 Prill, 2026

(FOTO) Ambasadorja gjermane, Drexler vizitoi selinë e AlternAtivA-s

Sot, në selinë e Alternativës, ishte në vizitë ambasadorja e RF të Gjermanisë, Petra Drexler, e shoqëruar nga këshilltarja e saj, Bjanka Ordanovska. Ajo u prit nga kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, dhe nënkryetarja Safije Sadiki Shaini.

Temë e këtij ishin zhvillimet aktuale politike, si dhe pozicioni i Alternativës kundrejt tyre.

Me këtë rast kryetari Gashi e njoftoi Ambasadoren për qëndrimin e Alternativës, si pjesë e koalicionit Lidhja Evropiane për Ndryshim, kundrejt punës në Kuvend, ku tashmë një javë deputetët e saj nuk marrin pjesë. Ai foli për problemin që e ka shkaktuar kryetari i Kuvendit dhe shumica parlamentare duke e shkelur Kodin Zgjedhor, në mënyrë që opozita shqiptare të mos e marrë anëtarin e saj në KSHZ.

Përveç kësaj, në takim u fol edhe procesin e eurointegrimit dhe ndryshimet kushtetuese, për çka kryetari Gashi e përsëriti qëndrimin tashmë të njohur se

Alternativa, por edhe koalicioni LEN, nuk ka dilema për këtë temë, duke qenë një parti dhe koalicion i përkushtuar në mënyrë të veçantë për integrimin e vendit në BE.

Ambasadorja gjermane e përshëndeti angazhimin konstruktiv të Alternativës dhe shprehu inkurajim për ruajtjen e kursit eurointegrues, kjo në interes të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=942318240591032&set=pcb.942318347257688

Të ngjajshme

Të fundit