Në përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen nga skandali me Phoenix Pharmën, Vlen-i po mundohet ta lidhë përgjegjësinë me ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravarin.
Kjo tregon ose mungesë elementare të njohurive se si funksionon shteti, ose një përpjekje tjetër për ta nënçmuar inteligjencën e shqiptarëve.
Ministria e Shëndetësisë nuk i miraton shitblerjet e kompanive private. Për këtë është kompetent Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, institucioni që, sipas dokumenteve të rastit, ka miratuar transaksionin.
E në këtë Komision ka përfaqësues të Vlen-it, të cilin e shihni në fotografi me kryetarin e Kuvendit.
Nuk është aq e ndërlikuar. Mjafton ta dinë se si funksionon shteti para se të tentojnë t’ua shesin qytetarëve një tjetër manipulim.




