Mbrëmjen e 13 nëntorit, kryetari i LD-së, Izet Mexhiti është pritur në Studeniçan nga disa dashamirë ku çaji dhe kënga patriotike nuk u ndal gjatë bashkëbisedimit me aktivistë të cilët i janë bashkëngjitur rrugëtimit të Mexhitit, informon POPULLI.mk
Lexo statusin e plotë të Mexhitit:
IZET MEXHITI: “Duke pasur partner të vetëm popullin, takimet tona të rregullta me qytetarë i vazhduam në Studeniçan, ku së bashku me bashkveprimtarë, aktivistë e përkrahës të Karshiakës na nderoi në konak Dr. Rexhepi.
Të pranishmit paraqiten interesimin e madh që egziston në mesin e popullatës për takime të drejpërdrejta, gjë që dëshmon se Lëvizja Demokratike dhe kauza ynë për ndryshime gëzon mbështetje masovike në Studeniçan e në gjithë Karshiakën.
Karshiaka gjithmonë është reshtuar në anën e të drejtës dhe ka përkrahur proceset pozitive në interes mbarëkombëtar.
NDRYSHIMI PO VJEN!”
https://www.facebook.com/photo?fbid=873714804133772&set=pcb.873714970800422
© POPULLI.mk
