Lëvizja Demokratike shënoi sot një moment të rëndësishëm në historinë e saj politike, duke mirëpritur një grup të rëndësishëm anëtarësh të rinj nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Ky ribashkim thekson fuqinë e vizionit të përbashkët dhe vlerave që mbështesin barazinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruan POPULLI.mk
Në një kumtesë, përfaqësuesit e Lëvizjes Demokratike theksuan se ky bashkim është një hap i madh përpara, drejt një shoqërie të drejtë dhe të barabartë, duke forcuar radhët e partisë me emra të njohur dhe me përvojë në skenën politike.
Me kënaqësi, Lëvizja Demokratike prezantoi anëtarët e rinj:
- Zeko Abazi, themelues i Degës BDI Saraj dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.
- Muhamet Hoxha, anëtar i Degës BDI Saraj dhe ish-zëdhënës i Qeverisë së RMV.
- Jonuz Metushi, kryetar i Forumit Rinor BDI Saraj.
- Atif Shabani, kryetar i Këshillit Vendor BDI Çajlanë.
- Bujamin Shabani, anëtar i nëndegës Svillare.
- Drita Feta, koordinatore e Forumit të Gruas BDI Saraj.
Nga Lëvizja Demokratike bënë thirrje për bashkim dhe për të gjithë ish-anëtarët e BDI-së që ndajnë të njëjtat ideale të bashkohen në këtë rrugëtim. “Së bashku, mund të bëjmë ndryshimin e nevojshëm. Gjithmonë më të fuqishëm kur jemi bashkë!”, thuhet në deklaratë.
Ky zhvillim i ri tregon për rritjen dhe forcimin e mëtejshëm të Lëvizjes Demokratike, e cila synon të luajë një rol kryesor në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe me integritet. / © POPULLI.mk
https://www.facebook.com/photo/?fbid=462589160243094&set=a.298411343327544