20.8 C
Skopje
E hënë, 10 Gusht, 2026

(FOTO) Ganiu në terren, në fokus kanalizimi në ‘Fushë Tophane’

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka vizituar sot nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Mehmet Gega” në lagjen Fushë Tophanë, ku po zëvendësohet rrjeti i kanalizimit, informon POPULLI.mk

Sipas Ganiut, ky investim është përgjigje ndaj një kërkese të kahershme dhe të përsëritur të banorëve të kësaj zone. Ai theksoi se Komuna e Çairit është e përkushtuar që të jetë pranë qytetarëve në çdo sfidë të përditshme, pavarësisht nëse çështjet qëndrojnë brenda apo jashtë kompetencave të saj të drejtpërdrejta.

“Komuna e Çairit vazhdon të qëndrojë pranë qytetarëve për zgjidhjen e çdo problemi të përditshëm. Bashkë do t’i japim zgjidhje çdo nevoje reale”, u shpreh Ganiu.

Punimet në këtë rrugë pritet të përmirësojnë ndjeshëm infrastrukturën dhe cilësinë e jetës për banorët e lagjes, të cilët për një kohë të gjatë janë përballur me vështirësi të natyrës higjienike dhe teknike për shkak të amortizimit të kanalizimit ekzistues. / © POPULLI.mk

http://<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvisar.ganiu.7%2Fposts%2Fpfbid02W4zxeNkWJgQjd3YSEpMzNb9zbL6zgu2dzx6GZjJiUHmYtiwPsvfVUQMGyPd5JX78l&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”786″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>