20.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

(FOTO) Grubi: Shkolla në Sellcë do të ndërtohet sipas gjitha standardeve

Sot u vu gurthemeli i shkollës fillore “Rilindja” që pritet të ndërtohet në Sellcë të Tetovës. Të pranishëm ishin shumë funksionarë të BDI-së. Grubi tha se kjo shkollë do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve, informon POPULLI.mk

“Pas ndërtimit të shkollave fillore në Vizbeg, Jabollçishtë dhe Bllacë, sot bashkë me Kryeministrin e parë shqiptar, Talat Xhaferi, ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, zëvendësministrin Agim Nuhiu po vazhdojmë ecurinë progresive të punës me vendosjen e gurthemelit të objektit të ri të shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë të Tetovës.

Ndërtimi i kësaj shkolle sipas të gjitha standardeve të arsimit cilësor është nevojë e domosdoshme e rreth 300 nxënësve të kësaj zone, andaj mbetemi të përkushtuar për finalizimin sa më shpejtë të këtij projekti kapital.”, ka shkruar Grubi.

© POPULLI.mk

 

Të ngjajshme

Të fundit