8.8 C
Skopje
E hënë, 4 Maj, 2026

(FOTO) Në Çair u përurua rruga “28 Nëntori”

Në prag të Ditës së Flamurit, sot në Çair është përuruar rruga me emrin e ri “28 Nëntori”.

“Në vigjilje të Ditës së Flamurit🇦🇱, sot në Çairin e Shkupit Dardan inauguruam rrugën me emrin e ri “28 Nëntori”.

Shpalosjen e pllakës me emrin e ri të rrugës “28 Nëntori” e bëmë në prezencën e pasardhësit të Skënderbeut, Lorisit, përfaqësuesve të Ambasadës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Kosovës e një numri të madh të qytetarëve, duke përçuar edhe mesazhin se vendosja e emrit të ri paraqet një moment historik jo vetëm për banorët e Çairit, por për shqiptarët ku do që janë.

Ky emër emblematik është një ndër 66 emrat më të ri të Komunës së Çairit.
Rruga “Vukovarska ” tanimë është “28 Nëntori”.”, ka shkruar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në Facebook.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=299688539708362&set=pcb.299691506374732

Të ngjajshme

Të fundit