Lëvizja Populli me në krye Skender Rexhepin sot ka themeluar degën në komunën e Çairit ku për kryetar është caktuar Onur Ali, informon POPULLI.mk
Lexo statusin e plotë të Rexhepit:
SKENDER REXHEPI: “Ju falëminderit përkrahës nga komuna e Çairit, që as koha e vështirë nuk ju ndaloi të na nderoni me prezencën e juaj aq masovike në themelimin e degës së Lëvizjes POPULLI për komunën e Çairit.
Nderi juaj është është obligim për mua dhe kryetarin e posazgjedhur të degës, mikun tim Onur Ali, që këtë nder nga ju ta shpërblejmë me premtim që do të jemi zëri i juaj për të gjitha nevojat dhe shpresat e juaja për një Çair ndryshe, më të bukur dhe më bashkëkohor.
Poashtu Onurit i dëshiroj shumë suksese në fillimin e rrugëtimit të tij politik.
Bashkë do të arrijmë çdo sukses.
Zoti i bekoftë qëllimin dhe synimet tona.”
https://www.facebook.com/photo/?fbid=10227714522066628&set=pcb.10227714522986651
© POPULLI.mk
