8.8 C
Skopje
E hënë, 10 Shkurt, 2025

(FOTO) Sistemi vr*t talentët / Studentja me mesatare 10.0 injorohet nga komuna e Strugës!

Juristja Leonora Dauti Pollozhani ka ngritur shqetësime serioze lidhur me procesin e vlerësimit në konkursin publik nr. 274/2024, të shpallur nga Komuna e Strugës. Ajo e ka cilësuar këtë proces si të padrejtë dhe subjektiv, duke akuzuar Komisionin vlerësues për një qasje të njëanshme dhe të ndikuar nga faktorë të jashtëm, informon POPULLI.mk

Në një reagim publik, Pollozhani shprehet se rezultatet e fazës së intervistës bien ndesh me performancën e saj të shkëlqyer në fazat paraprake. “Në fazën e parë dhe të dytë isha e para pa ndihmën e askujt, ndërsa në intervistë papritmas u rendita më e dobëta. Mesataren 10.0 e kam të merituar dhe jo të falur”, ka deklaruar ajo.

Pollozhani ka ngritur disa pyetje të drejtpërdrejta për Komisionin vlerësues:

  • Si është e mundur që të vlerësohem më e dobëta kur në testimet e mëparshme isha në krye?
  • A është bërë vlerësimi në mënyrë objektive dhe e bazuar në meritë?
  • A është ndikuar komisioni nga interesa të jashtme apo urdhra të veçantë?

E zhgënjyer nga rezultati, ajo ka theksuar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kërkuar drejtësi. “E radhës është ankesa kundër vendimit të Komisionit vlerësues. Nëse nuk merret parasysh, do të drejtohem në institucione të tjera për të vërtetuar të drejtën time”, u Dauti-Pollozhani.

Pollozhani ka bërë të ditur se shqetësimin e saj do ta adresojë edhe në:

  • Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit,
  • Inspektoratin Shtetëror Administrativ,
  • Entin Shtetëror të Revizionit,
  • Komisionin Europian për të Drejtat e Njeriut,
  • Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut,
  • si dhe Ambasadën e SHBA-ve në Shkup.

“Unë do të shkoj deri në fund për të kërkuar revizion të plotë të këtij konkursi. Kam fakte të fuqishme që do të mbështesin pretendimet e mia dhe do të luftoj për të drejtën time”, përfundoi Pollozhani.

Ky rast ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe objektivitetin e proceseve të përzgjedhjes në institucionet publike dhe pritet të tërheqë vëmendjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit