Zv/ministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot ka mirëpritur kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu me të cilin kanë folur për fonde nga Banka Botërore si dhe për projekte infrastrukturore, informon POPULLI.mk
Statusi i plotë:
“Me kënaqësi sot mirëprita kryetarin e komunës së Çairit, z.Visar Ganiu me të cilin zhvillova një bisedë tejet të frytshme.
Diskutuam detajisht për zhvillimet si dhe nevojat që i ka komuna, me theks të veçantë mundësitë të cilat i ofron Banka Botërore. Projekte këto të cilat mbështesin zhvillimin e infrastrukturës lokale, përmirësimin e rrugëve, transportin publik e gjithashtu edhe projekte të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e banorëve.
Theksuam rëndësinë që ka komuna në bashkëpunim me ministrinë e Transportit për të përfituar maksimalisht nga këto fonde. Kryetari Ganiu shprehu angazhimin dhe përkushtimin për të implementuar projekte konkrete të cilat do të sjellin ndryshime pozitive për qytetarët. Në fund, u zotuam se bashkërisht do të kontribuojmë në të mirë të banorëve të Çairit, në zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetës.” , ka shkruar zv.ministrja.




