9.8 C
Skopje
E hënë, 23 Mars, 2026

Fronti Europian dhe VLEN me marrëveshje xhentelmenësh

Ndryshimet kushtetuese janë kushti i dy blloqeve politike, si i Frontit Europian po ashtu edhe i Koalicionit VLEN, për formim të Qeverisë pas zgjedhjeve. Në Debatin Zgjedhor në TV21, kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari, tha se sapo ta merr mandatin presidencial, do të udhëtojë në Bruksel për të kërkuar garanca nga Këshilli Europian se nuk do të ketë kushtëzime tjera përpos këtyre aktuale për ndryshime kushtetuese.

“Me këtë të kthehemi në Maqedoni, mandatarit të cilit i jepet mandat për formim të Qeverisë, t’i kërkohet një dinamikë me afate për realizimin e ndryshimeve kushtetuese. Nuk e them për një muaj, dy muaj, tre muaj por mos jetë edhe më shumë se gjashtë muaj. Kjo të kryhet dhe më tutje Maqedonia t’i vazhdon negociatat me Bashkimin Europian”, tha Arben Taravari.

Edhe për Frontin Europian, kusht për koalicionim do të jenë ndryshimet kushtetuese ndërsa kandidati për president, Bujar Osmani, tha se nëse zgjidhet do të angazhohet për një konsensus shtetëror mbipartiak për integrimin e vendit në BE.

Menjëherë pas zgjedhjeve, kusht i jonë për të qenë pjesë e Qeverisë është ndryshimet kushtetuese. Ne nuk do të pranojmë asnjë koalicion me partitë të cilat shkelin mbi katër parime. Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe vetingu me bordin ndërkombëtar”, tha Bujar Osmani.

Të ngjajshme

Të fundit