30.7 C
Skopje
E hënë, 15 Qershor, 2026

Fronti Europian dhe VLEN përplasen për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK

Për rastin e arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedonisë e Veriut, Fronti Europian tha për koalicionin VLEN se janë mashë e Serbisë e për këtë, reaguan nga VLEN.

Rijad Shaqiri tha se Fronti Europian asnjëherë nuk është interesuar për ish-ushtarët e UÇK-së.

“Ne si koalicion VLEN jemi në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Kosovës për zgjidhjen e rastit në fjalë mirëpo koalicioni Europiam është mirë të bëjë një retrospektivë të të kaluarës se nuk ka qenë e interesuar për ish-ushtarët e UÇK-së”, tha Shaqiri.