5.8 C
Skopje
E shtunë, 20 Prill, 2024

Funksionerët paga 80% më të larta, qytetarët mezi ia dalin me pagat e ulëta!

Funksionarët e emëruar do të marrin paga më të larta prej gati 80 për qind derisa të gjendet një zgjidhje e përshtatshme.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, thotë se do të shqyrtojë miratimin e një zgjidhjeje të re ligjore që do të mund të zvogëlojë pagat e funksionarëve. Tashmë nuk ka si të korrigjohet shuma e pagave, sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe nuk mund të ndryshohet me vendim të Qeverisë.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të kompetencave të saj, ka dhënë mendim negativ për iniciativën për ligjin për paga dhe përfitime të tjera për personat e zgjedhur dhe të emëruar, gjë që konfirmon qëndrimin se zgjidhja ligjore nuk duhet ndryshuar“, u shpreh Dimitar Kovaçevski.

Sa i përket rritjes së pagave të funksionarëve, kryeministri përmendi se edhe pagat e tjera për qytetarët janë rritur në mënyrë drastike.

Ndryshe, sipas përllogaritjeve të përafërta, paga e kryeministrit do të jetë mbi dy mijë euro.

Të ngjajshme

Të fundit