14.3 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Ganiu: U krijua sot hapësira e tretë e parkimit në komunën Çair

Ganiu: U krijua sot hapësira e tretë e parkimit në komunën Çair

0
208

Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me aktivin e punës sot filloi ditën me zhvillin e projekteve infrastrukturore, konkretisht me zgjerimin e hapësirave të parkimit. “E nisëm mbarë dhe në atmosferë pune edhe këtë javë.

Ekipet tona janë edhe sot në terren e po krijojnë hapësirë të re parkimi në rrugën “Parashqevi Qeriazi” (Ish-“Arhiepiskop Dositej”). Inspektova sot punimet që po realizohen, ndërkohë që ekipet e punës më informuan se në këtë hapësirë të re parkimi do të ketë edhe ndriçim të ri. Kjo është hapësira e tretë e parkimit në dhjetë ditët e fundit që po krijojmë në Komunën e Çairit.” – u shpreh Ganiu.