I pari i Alternativës, Afrim Gashi në një intervistë për gazetën Lajm ka cekur se deklaratat e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti nuk janë korrekte dhe parimore kur flet për kryeministrin Kurti, informon POPULLI.mk
AFRIM GASHI: “Mendoj se janë deklarata jo korrekte, jo parimore. Sidomos nga një politikan i cili ka qenë i ndihmuar nga Kosova e Shqipëria në 20 vitet e kaluara në çdo cikël zgjedhor. Por edhe tash, Edi Rama dhe Shqipëria çdo ditë i ndihmojnë z. Ahmeti duke e zgjedhur personalitet të vitit, duke e ftuar nëpër media çdo ditë, dmth nuk zgjedhin metoda se si t’i ndihmojnë. Së paku ai nuk ka të drejtë të flasë, të japë deklarata të këtilla. Aq më tepër që ne duke qenë parti opozitare nuk kemi kërkuar asnjëherë distancim nga Shqipëria e Kosova edhe pse ata kanë qenë kundër nesh. Natyrisht se ne i dimë punët tona, por nuk mund të kërkojmë nga Shqipëria e Kosova të heqin dorë nga RMV-ja.”
Gashi këto i tha duke u bazuar në fjalën e kryetarit të BDI-së i cili ishte mbrëmë në Top Channel, te Grida Duma ku tha se “Kurti ka mbajtur anë në RMV, ndërsa Rama i ka bashkuar”.
© POPULLI.mk
