Liderët e koalicionit VLEN u pritën sot në Kuvend nga kryeparlamentari, Afrim Gashi.
Kjo vizitë e tyre u realizua një ditë para interpelancës për Gashin, si shenjë mbështetjeje ndaj tij.
“Kafenë e mëngjesit të sotëm e pimë bashkë me drejtuesit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Arben Taravari, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi dhe Bekim Qoku.
Me këtë rast biseduam për aktualitetin politik, e riktheksuam përkushtimin tonë për përmbushjen e detyrimeve ndaj qytetarëve dhe nevojën për vazhdimësinë e këtij koalicioni shpresëdhënës e frytdhënës për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe për vendin në përgjithësi.
Unë i falënderova për vizitën dhe mbështetjen!”, ka shkruar Gashi.



