10.8 C
Skopje
E shtunë, 14 Mars, 2026

Gashi nga Reçaku: Lutemi për shpirtin e 45 martirëve

Kryetari i AlternAtivës, Afrim Gashi bashkë me anëtarët tjerë të partisë sot kanë qenë në Reçak për të përkujtuar të gjithë të rënët.

Dyzetepesë shqiptarë të paarmatosur u vranë dhe u masakruan mizorisht nga policia dhe ushtria barbare serbe si sot 24 vjet më parë në Reçak. Dyzetepesë jetë u shuan për të jetuar përgjithmonë në kujtesën tonë dhe të botës, si dëshmi për krimet e Serbisë kundër njerëzimit.

Sot në Reçak kujtuam me dhimbje këtë ditë dhe u lutëm për shpirtin e 45 bashkëkombasve, martirë për liri.

Krimet serbe në Kosovë nuk do të harrohen dhe për to duhet të ketë përgjegjësi e drejtësi!

Lavdi të rënëve!

Të ngjajshme

Të fundit