6.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Gashi nuk bindet, as nga Ahmeti as nga Kovaçevski

Takime intenzive mes partnerëve të koalicionit, Dimitar Kovaçevski, liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi, por edhe takime tjera me kryetarin e ASH-së, Arben Taravari po mbahen pothuajse çdo ditë për rritjen e shumicës parlamentare. Kështu konfirmojnë për “Sloboden Peçat” burime të sigurta brenda partiake nga pushteti dhe opozita. Këtë javë ka patur takim mes Ahmetit dhe Taravarit, ndërsa pardje në Qeveri ka patur takim edhe mes Kovaçevskit, Ahmetit dhe Gashit.

Kovaçevski dhe Ahmeti deri tani nuk e kanë bindur Gashin që të heqë dorë nga ndonjë resor për t’ia liruar ASH-së që kjo e fundit t’u bashkangjitet në shumicën qeveritare, transmeton Zhurnal.

Nuk përjashtohet takim i ri sot në Kuvend pasi ka pyetje të deputetëve. Gashi e Ahmeti janë deputet ndërsa Kovaçevski duhet t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve.
Kovaçevski zyrtarisht njofton se po zhvillon takime me partnerët e koalicionit por nuk precizon se me kë. Publike ishte vetëm takimi me partnerët e koalicionit parazgjedhor, partitë më të vogla maqedonase.

Burimet thonë se Kovaçevski dhe Ahmeti kanë tentuar ta bindin Gashin me arsyetimet se hyrja e ASH-së në Qeveri nevojitet për funksionim më të mirë të Kuvendit, gjegjësisht shumica të mos ketë probleme me kuorum e që këtë mund ta bëjnë tre partnerët e koalicionit.

“Gashi në takim ka përsëritur qëndrimet se Alternativa tanimë ka një marrëveshje me LSDM-në për Qeveri dhe se pret që kjo marrëveshje të përmbushet. Se edhe pas një viti nga marrëveshja nuk janë realizuar të gjitha programet, as vendimet kardovike që janë premtuar, gjegjësisht 15 pozitat kadrovike nuk janë realizuar. Gashi ka pyetur pse tani të lidhin një marrëveshje të re për hyrjen e ASH-së në Qeveri dhe cilat janë garancat se ajo marrëveshje do të realizohet, kur nuk është realizuar marrëveshja mes Gashit dhe ish kryeministrit Zoran Zaev”, thotë burimi nga Alternativa.

Sipas tij, Gashi në arsyetimin se mungon kuorum në Kuvend, është përgjigjur se kuorumi nuk po mbledhet përshkak deputetëve të LSDM-së dhe BDI-së, andaj Alternativa nuk ka asnjë faj në këtë aspekt, kështu që BDI dhe LSDM duhet të heqin dorë nga resore.

“Alternativa nuk është kundër që ASH të kontribojë në pushtet, por çmimin duhet ta paguajë BDI dhe Ahmeti sepse nuk kanë kontroll mbi deputetët “e zjarrtë” ose nëse duan edhe LSDM edhe BDI”, thotë ai.

ASH nesër do ta formojë ekipin për negociata të udhëhequr nga Taravari, e ku do të marin pjesë edhe sekretari gjeneral Krenar Lloa, nënkryetari Elmi Aziri si dhe një nga nënkryetaret e partisë.

Të ngjajshme

Të fundit