Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, pati një takim të rëndësishëm me Sir Lindsay Hoyle, kryetar i Dhomës së Poshtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, në Londër, informon POPULLI.mk
Gjatë këtij takimi, të dy liderët konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve dhe theksuan mbështetje të vazhdueshme nga Mbretëria e Bashkuar për proceset e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Një nga temat kyçe të diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar, përmes grupeve parlamentare të bashkëpunimit, për të avancuar më tej marrëdhëniet mes dy parlamenteve.
Kryeparlamentari Gashi vuri në dukje se kjo është vizita e parë zyrtare e një delegacioni nga Maqedonia e Veriut në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, duke e falënderuar Sir Lindsay Hoyle për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë. Gashi theksoi se ky takim shënon hapjen e një kapitulli të ri për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të ndryshme si politika, ekonomia, siguria dhe diplomacia parlamentare. / © POPULLI.mk