12.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Gazetari Furkan Saliu për largimin e BDI nga Qeveria

Çka sakrifikon #BDI me largimin nga Qeveria? Absolutisht asgjë!
Ata thonë që do të dilnin nga Qeveria në momentin që ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi, që i bie pas disa muajve sepse procedurat për këtë operacion në Kuvend kërkojnë kohë.
Çfarë do të thotë kjo? Se BDI pa pushtet do të jetë disa muaj por duke ditur se do të kthehen anëtarësia do të ishte e qetë dhe e mobilizuar edhe më shumë.
E në fakt çfarë fiton? #Arsyetime!
-Arsyetohet se #KryeministriShqiptar nuk u bë se euro-integrimet ishin prioritet.
-Arsyetohen se #20% nuk mund të largohej sepse euro-integrimet ishin prioritet.
-Arsyetohen se #Korridori8 nuk ndërtohen me dinamikën e parashikuar sepse VMRO e ka bllokuar punën.
-Arsyetohen se autostrada e #Bllacës nuk ka përfunduar se e ka bllokuar VMRO-ja.
-Arsyetohen se #AgjendaeBlertë nuk u realizua sepse nuk patën mandat të plotë.
Sidoqoftë, kjo nuk besoj që do të ndodhë sepse #Kovaçevski nuk dëshiron ndryshime kushtetuese.
Atij i konvenon që ato mos të kalojnë dhe të krijohet reprizës e situatës së 2008-tës kur nuk pranuam të anëtarësohemi në NATO. Mendon për pushtet. Dështimi i ndryshimeve kushtetuese do ta izolonte VMRO DPMNE-në dhe do ti mundësonte Kovaçevskit edhe me këtë rejting të ulët që e ka të qeverisë së paku edhe një mandat.

Të ngjajshme

Të fundit