19.8 C
Skopje
E hënë, 20 Maj, 2024

Gjermani / 55% e njerëzve kërkojnë një pronë për të jetuar

Sipas hulumtimit të portalit gjerman të pasurive të paluajtshme ‘ImmoScout24”, çdo i dyti në Gjermani ka kërkuar një apartament për më shumë se një vit.

Në Gjermani një numër i madh qytetarësh u gjendën në vështirësi për shkak të qirave të larta dhe mungesës së banesave në treg.

Pothuajse 55 për qind e njerëzve kërkojnë një pronë për të jetuar për më shumë se një vit, tregon hulumtimi i ImmoScout24.

Nga 1,183 personat që morën pjesë në të, 22.7 përqind shpenzuan më shumë se dy vjet duke kërkuar një shtëpi të re.

Rreth 64 për qind e tyre janë të bindur se do të gjejnë atë që kërkojnë këtë vit. Dhe 16 për qind e atyre që do të donin të lëviznin këtë vit janë pesimistë për rezultatin e kërkimit të tyre. Tregu është shumë i tensionuar, thotë CEO i ImmoScout24, Gesa Crockford. Qiratë janë rritur prej vitesh, që do të thotë se lëvizja vjen me kosto shtesë.

Melanie Weber-Moritz, drejtore e shoqatës gjermane të qiramarrësve, beson se strehimi më i përballueshëm mund të arrihet vetëm me mbështetjen e duhur nga shteti./Faktor

Të ngjajshme

Të fundit