0.8 C
Skopje
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Gjuha shqipe, forca e ABC-së

shkruan: Eugen Shehu

Po si filloi… me dekretin e Perandorisë Osmane të vitit 1856-të Hatti-i-Humajun në të cilin thuhej se ” të gjithë miletet (popujt) e Perandorisë do kishin trajtim të barabartë në arsim”.

Kjo vuri në lëvizje idelogët e Rilindjes sonë Kombëtare të prirë nga vëllezët Frashëri e sidomos Sami Frashëri,Hasan Tahsini,Pashko Vasa, Koto Hoxhi etj. atdhetar e patriotë shqiptar të cilët jetonin dhe vepronin në kryeqendrën e Perandorisë Stamboll,aty ku veç që nga viti 1881 Sami Frashëri botonte gazetën javore me emrin “HAFTA” që ishte dhe një zëdhënëse e fuqishme e “Shoqërisë së Stambollit” rreth së cilës mblidheshin patriotët dhe atdhetarët shqiptarë,ideologët e Rlindjes Kombëtare Shqiptare.

Shoqëria e themeluar nga Rilindasit në Stamboll “Drita” ishte një organizatë panshqiptare e cila synonte të nxiste arsimin dhe aktivizimin politik në Stamboll dhe më pas dhe degën e saj në Bukuresht dhe Konstancë,ku filluan të botohen dhe Abetaret shqipe dhe shum libra me rëndësi historike,që u bënë promotorë të Rilindjes nën drejtimine Pandeli Sotirit.

Po ashtu u nxit dhe u themelua dhe shoqëria “Dëshira” me qendër në Sofje më 1893-1904,edhe kjo shoqëri promovonte gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj,që botonin Rilindasit nga Stambolli.Atëkohë Sofja ishte Principata e Bullgarisë dhe kishte disa ligje të saja. Kjo shoqëri kur u themelua më 1904,u ndihmua nga shoqëria e Stambollit, fillimisht ishin Josif Bageri,Spiro Gaja dhe Adam Shkaba ndërsa botimet i bënte Kristo Luarasi.

Kur u pavarsua nga shoqëria e Stambollit, kjo shoqëri e cila numëronte 430 antarë ngeli në numrin 53,pasi neni dy i statutit të ndryshar parashihte që antarë mund të ishin vetëm shqiptarët ortodoks dhe ato vllehë dhe jo dhe ata musliman,ndërsa pika e gjashtë parashihte që edhe gratë kishin të drejtë të antarsohen por pa të drejtë vote.Kjo nxiti revolta të mëdhaja tek Klubet Patriotike në Manastir,Shkup dhe Selanik. Nga kjo shoqëri u tërhoqën Kristo Luarasi,Josif Bageri dhe Adam Shkaba.Kështu kjo shoqëri që kishte shtrirje në qytetet e Sofjes,Varnës,Pllovdivit,Plevenit e tj,shkonte tashmë në rrudhjen e saj.

Ndërsa Shoqëria Djelmoshave ( 1919)ishte Organizatë Patriotike e cila promovonte aktivitetet e krerërë të Rilindjes në zonat bastione të shqiptarëve rreth Stambollit si në Topkapi,Ejup dhe Yskydar.

Të ngjajshme

Të fundit