3.8 C
Skopje
E shtunë, 14 Mars, 2026

Gjykata në Prishtinë cakton masë ndalimi ndaj Valon Sylës!

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar gazetarit Valon Syla masën e ndalimit të afrimit vendit apo personit të caktuar.

Syla dyshohet për “Dhunë në familje” dhe “Lëndim të lehtë trupor”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Caktimin e masës së sigurisë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

 

Burimi / Nacionale

Të ngjajshme

Të fundit