37.8 C
Skopje
E enjte, 20 Gusht, 2026

GP i VLEN-it do të udhëhiqet nga Qoku!

Bekim Qoku do të jetë koordinator i Grupit Parlamentar të koalicionit VLEN. Lajmin për TV21 e konfirmoi vetë deputeti Qoku, i cili tha se shumë shpejt për këtë do ta informojnë edhe kryeparlamentarin Afrim Gashi.

Deri më tani shef i Grupit Parlamentar të VLEN-it ishte deputeti i Halil Snopçe nga ASH-ja e Taravarit, por pas ndarjes së ASH-së nga koalicioni VLEN, Snopçe do të zëvendësohet me Qokun.

Kujtojmë se Bekim Qoku u zgjodh deputet në zonën numër 6 brenda koalicionit VLEN si anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje.