6.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

Griezmann pensionohet nga përfaqësuesja e Francës

Sulmuesi Antoine Griezmann, ka vendosur që të pensionohet nga përfaqësuesja e Francës në futboll. Ai lajmin e ka bërë të ditur të hënën në rrjetet sociale. 33-vjeçari ishte pjesë e Francës nga viti 2014.

Ai debutoi me Francën më 5 mars të vitit 2014 në ndeshjen ndaj Holandës.

Ndeshjen e fundit me Francën e zhvilloi gjatë këtij muaji ndaj Belgjikës në kuadër të Ligës së Kombeve. Me Francën ka zhvilluar 137 ndeshje dhe ka shënuar 44 gola. Ai ka fituar edhe dy trofe.

“Sot, me emocione të thella po njoftoj tërheqjen time si lojtar i skuadrës franceze. Veshja e kësaj fanelle ishte një nder dhe një privilegj”, ka shkruar Griezmann.

33-vjeçari është pjesë e skuadrës së Atletico Madridit. Me klubin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2026.

Të ngjajshme

Të fundit